Lajme

LKB fton bizneset që të ngrihen kundër rritjes së çmimit të rrymës

11 ditë më parë
nga:Y I

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ftuar bizneset që të ngrihen kundër rritjes së çmimit të energjisë, raporton “Gazeta Blic”.

LBK mbështet fuqishëm protestën e thirrur për datën 5 prill, si një akt të domosdoshëm për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar dhe të papërballueshme të çmimit të energjisë elektrike.

Kjo rritje nuk është barrë që duhet ta mbajnë qytetarët dhe bizneset, por është pasojë direkte e dështimeve të institucioneve – të cilat kanë neglizhuar për vite me radhë investimet në prodhimin dhe mirëmbajtjen e energjisë.

“Bizneset nuk mund të jenë viktima të mosveprimit institucional.Rritja e çmimit të energjisë është një sulm direkt ndaj ekonomisë – ajo do të shkaktojë: Rënie të fitimit për mijëra biznese, humbje të vendeve të punës, mbyllje të ndërmarrjeve të vogla,rritje të çmimeve për qytetarët, dobësim të konkurrencës vendore përballë tregjeve të huaja” thuhet në reagimin e tyre.

LKB thekson se shumë biznese kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në energji të pastër, por ligjet aktuale nuk i lejojnë.

“Po u mbyll një derë zhvillimi, po hapet dera e krizës.Për më tepër, propozimi për shtimin e blloqeve të konsumit mbi 800 kWh është një tjetër goditje për biznesin dhe qytetarin.LBK nuk do të heshtë. Nuk do të lejojmë që rritja e çmimit të energjisë të kalojë pa kundërshtim”

LKB ka ftuar të gjitha bizneset që të jenë pjesë e protestës me datën 5 prill.

“Ftojmë të gjitha bizneset, pa dallim, të jenë pjesë e protestës më 5 prill.Ky është momenti për të qëndruar bashkë dhe për të mbrojtur të ardhmen tonë ekonomike.Nëse nuk veprojmë sot, do të paguajmë më shumë nesër” thuhet në njoftimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

LBK është gjithashtu i kemi adresuar vrejtjet tona dhe kemi argumentuar demtimet qe i behen bizneseve dhe qytetareve nese kemi rritje te energjise, si Lidhje e Bizneseve jemi duke shqyrtuar hapa të tjerë ligjorë dhe institucionalë për të kundërshtuar si këtë rritje të pajustifikuar, ashtu edhe planet për liberalizimin e tregut energjetik pa garanci dhe strategji.