Drejtuesi i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka supozuar se klubi gjerman nuk do të jetë në gjendje të fitojë garën për të nënshkruar me Erling Haaland (Dortmund).
“Haaland është figura kryesore në Bundeliga dhe kam frikë se ai nuk do të qëndrojë në kampionatin gjerman për shumë gjatë. Problemi është se numrat që kanë qarkulluar tregojnë se do ta ketë të vështirë të qëndrojë në Gjermani. Supozoj se do të shkojë jashtë vendit “, pranoi menaxheri i klubit bavarez, në deklaratën e tij për Bild, përcjell GazetaBlic Sport.
Emri i golashënuesit norvegjez është lidhur me Manchester United, Real Madrid dhe Manchester City.
Megjithatë, Bayerni ka qenë vazhdimisht një skuadër që ka mbledhur yjet e Bundesligës dhe se edhe Haaland mund të jetë në mesin e tyre.
/GazetaBlic Sport/


