Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi në emisionin Gazeta tha se Serbia duhet të përballet me “realitetin e ri” në Kosovë, duke theksuar se vendi ka bërë përparim të madh që nga miratimi i Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gashi në Gazeta tha se Kosova sot përfaqëson një shtet demokratik dhe të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë.
Ajo theksoi se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por akuzoi Serbinë për mungesë vullneti për normalizim dhe për qasje destabilizuese në rajon.
Sipas saj, ndonëse Serbia deklarativisht mbështet integrimin evropian, në praktikë vepron ndryshe, duke e cilësuar atë si një faktor agresiv në Ballkanin Perëndimor.
“Destabilizimi i Ballkanit Perëndimor e ka pikënisjen në Beograd dhe në politikat e tyre,” ka deklaruar Gashi.


