Mbrojtësi i Newcastle United, Valentino Livramento, do të mungojë për 6-8 javë për shkak të një lëndimi në ligamentet e gjurit, raporton Sky Sports.
Anglezi 22-vjeçar nuk pësoi një këputje të ligamenteve, por dëmtimi konsiderohet serioz, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai pësoi dëmtimin në humbjen 1-2 ndaj Arsenalit në raundin e 6-të të Premier Ligës dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.
Livramento bëri tetë paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2025/26, duke kontribuar me një asist. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
/GazetaBlic Sport/


