Sporti

Liverpooli shumë i fortë për Man United!

09/01/2024 18:56
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e radhës në derbin e Premierligës ndaj Manchester United.

Liverpool ka fituar ndaj Manchester United me rezultatin e thellë 0-3, për të arkëtuar tre pikët e radhës në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Luiz Diaz realizoi dy golat e parë në pjesën e parë – duke treguar dominimin total nga fillimi për ekipin e Arne Slot.

Diaz fillimisht gjeti golin në minutën e 35’të – teksa shtatë minuta më vonë e dërgoi sërish topin në rrjetën e Onanas. Në dy golat e Diaz asistoi Mo Salah.

E ky i fundit e gjeti edhe vet golin në pjesën e dytë. Salah realizoi golin e tretë të Liverpoolit pas 56 minutave lojë.

Liverpooli tani ka 9 pikë pas tre javësh, teksa Man United vetëm 3.

/GazetaBlic Sport