Liverpool ka arritur fitore të madhe ndaj Cityt.
The Reds mposhtën Citizens me rezultat 2-0 në Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.
Gakpo në minutën e 12’të dhe Salah nga penalltia në minutën e 78’të realizuan për fitoren e skuadrës së Arne Slot.
Me këtë fitore Liverpool përforcon vendin e parë në tabelë me 34 pikë 9 më shumë se Arsenali në vendin e dytë dhe 11 më shumë se Manchester City që aktualisht zë vendin e 5’të.
/GazetaBlic Sport/


