Sporti

Liverpooli kërkon transferimin e Denzel Dumfries

01/30/2026 20:53
nga:Mergim Rreci

Liverpooli ka kontaktuar Interin për të pyetur në lidhje me disponueshmërinë e Denzel Dumfries, por lideri i Serie A nuk është shumë i interesuar për shitjen e tij.

Interesimi i skuadrës së Premier League është shfaqur, sipas raportimeve nga Goal, pas problemeve me lëndime në krahun e djathtë, me Arne Slot që po shqyrton mundësitë për të përforcuar atë zonë para se të mbyllet merkatoja.

Dumfries, i admiruar prej kohësh për shpejtësinë dhe performancën e tij sulmuese nga thellësia, tani është shfaqur si një objektiv i mundshëm tek ‘The Reds’.

Do të jetë interesant të shihet se si do të rrjedhin gjërat, sepse interesim për Dumfries kanë shfaqur edhe disa skuadra tjera.

/GazetaBlic Sport/