Drejtuesit e Liverpool-it, pas një bisede me trajnerin Arne Slot, vendosën t’i japin “dritën jeshile” shitjes së Luis Diaz.
28-vjeçari mbërriti në Anfield nga Porto tre vjet më parë, gjatë së cilës pati paraqitje solide.
Futbollisti kolumbian ka refuzuar tashmë disa herë ofertat për një kontratë të re me gjigantët anglezë dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që tani është koha e duhur për ta shitur atë.
Vlera e Diazit llogaritet në 85 milionë euro dhe ende nuk dihet se sa kanë ndërmend të ofrojnë gjigantët katalanas, FC Barcelona.
/GazetaBlic Sport