Liverpool ka të gjitha synimet për të rifreskuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Me këtë në mendje, sipas Sunday Mirror, Reds tashmë kanë hetuar pistën e Pedrit të Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.
Talenti i Barcelonës, megjithatë, duket se është një nga pikat kryesore të Barçës për të ardhmen.
Madje raportohet se klubi katalanas tashmë po punon për rinovimin e kontratës me një klauzolë të çmendur prej 350-400 milion euro, gjë kjo e cila do ta largonte Liverpoolin nga gara për transferimin e tij.
/GazetaBlic Sport


