Sporti

Liverpooli i ofron rinovim kontrate Ibrahima Konates

11/11/2025 16:33
nga:Lorik J

Liverpooli mbetet optimist për sigurimin e një marrëveshjeje të re për lojtarin francez Ibrahima Konate, pavarësisht interesit nga Real Madridi, sipas L’Equipe.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij pesëvjeçare me kampionët e Premier League, të cilën e nënshkroi në vitin 2021.

Ndërsa Konate ka pasur një fillim disi të paqëndrueshëm të sezonit, drejtuesit e Liverpoolit thuhet se po ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të zgjatur qëndrimin e tij, duke ndjekur një qasje të ngjashme me rinovimet e fundit të kontratave për Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

L’Equipe raporton se Liverpooli u ka paraqitur një propozim të ri kontrate përfaqësuesve të Konate ditët e fundit.

/GazetaBlic Sport