Sporti

Liverpooli i hyn garës për të nënshkruar me Gavin

01/08/2022 10:39
nga:E K

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Gavi ka ngjallur interesimin e gjigantëve evropian.

Manchester City u raportua se ka shprehur interesim për asin e Barcelonës, kurse së fundmi garës i ka hyrë edhe rivali i tyre nga Premierliga, Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.

“El Nacional” raporton se “The Reds” janë të gatshëm t’i paguajnë Gavit pagë javore prej 80 mijë funtesh për ta bindur atë të kalojë në Anfield.

/GazetaBlic Sport/