Sporti

Liverpooli ‘gjunjëzohet’ në Anfield, Roma mposht Milanin – Leverkusen nuk ndalet as në Europa League

04/11/2024 22:53
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme çerekfinale të Europa League.

Befasia e madhe ndodhi në Anfield, aty ku Liverpool u mposht thellësisht nga Atalanta me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Scamacca dy herë dhe Pasalic një realizuan për fitoren e italianëve.

Në anën tjetër derbi italian mes Milanit dhe Romës u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi, Mancini në minutën e 17’të të takimit.

Leverkuseni i Xhakës nuk po ndalet as në Europë.

West Ham ishte ‘viktima’ e radhës e skuadrës së drejtuar nga Alonso. Gjermanët fituan me rezultat 0-2.

Ndeshja tjetër mes Benficas dhe Marseille u përmbyll me rezultat 2:1 për portugezët.

/GazetaBlic Sport/