Liverpooli i ka bërë me dije verbalisht Eintracht Frankfurtit se është gati të bëjë ofertë për Hugo Ekitike dhe ia ka bërë të qartë klubit gjerman se është i përgatitur të paguajë më shumë se Newcastle.
Deri në mëngjesin e sotëm, ende nuk ka pasur asnjë ofertë me shkrim nga Liverpoolit. Megjithatë, sot do të zhvillohen bisedime të reja.
Newcastle nuk mundi të përparonte në negociatat me Eintracht dje. Eintracht mendon se Ekitike do të dëshironte të bashkohej me Liverpoolin.
Hugo Ekitike dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 6-vjeçare.
/GazetaBlic Sport


