Pas vdekjes tragjike të Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, lojtarët e Liverpool do të fillojnë stërvitjen të martën, më 8 korrik, raporton Liverpool Echo.
Shumica e lojtarëve të skuadrës së parë të Arne Slott morën pjesë në funeralin e Jotës dhe vëllait të tij në Gondomar të shtunën, më 5 korrik.
Vëllezërit vdiqën në një aksident me makinë të enjten. Ata po udhëtonin nëpër Spanjë për të marrë një traget për t’u kthyer në Merseyside për fillimin e ndeshjeve parasezonale të Reds.
Pas vdekjes së Jotës, Liverpool vendosi të shtyjë fillimin e stërvitjeve parasezonale.
Testi i parë i Merseysiders për këtë verë do të zhvillohet më 13 korrik kundër Preston North End. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nëse ndeshja do të zhvillohet.
/GazetaBlic Sport


