Liverpooli është në “fazat e fundit” të një marrëveshjeje për anësorin e PSG-së, Bradley Barcola, sipas Fabrizio Romano.
Romano raporton se një transferim shihet si i afërt, pasi negociatat janë përshkallëzuar në nivelet më të larta në Anfield dhe Parc des Princes. Gazetari italian e sinjalizoi për herë të parë interesin e Liverpoolit në maj, duke zbuluar se Barcola ishte “objektivi i tyre kryesor”.
23-vjeçari ka qenë një armë kyçe sulmuese për kampionët në fuqi të Evropës, andaj për Liverpool do jetë një blerje masive.
Barcola ka grumbulluar 11 gola dhe një asist në 29 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke shtuar dy gola dhe katër asistime në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


