Sporti

Liverpooli e ka seriozisht për titull, shënon fitore bindëse në udhëtim ndaj Bornemouth

01/21/2024 19:33
nga:Lorik J

Liverpooli ka fituar 4-0 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por që të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, ndërsa nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Pjesa e dytë nisi furishëm, me Liverpoolin që realizoi katër herë.

Ishte minuta e 49-të e takimit kur Darwin Nunez realizoi për 1-0 me një asistim të Diogo Jotas.

Në minutën e 71-të, Jota ndryshoi rol nga asistues në golashënues, kur realizoi për 2-0 me asistimin e Cody Gakpos.

Jota shënoi edhe të tretin për Liverpoolin, i dyti personal në ndeshje, ndërsa tani asistues ishte Conor Bradley.

Fitoren e mysafirëve e vulosi Nunez, që realizoi poashtu të dytin personal në minutën e 90+3-të.

Pas javës së 21-të, Liverpooli ka 48 pikë, pesë më shumë se Manchester City, Arsenali dhe Aston Villa, ndërsa në xhiron e 22-të takohet me Chelsean.