Sporti

Liverpooli dëshiron që ndeshja ndaj Arsenalit të shtyhet për shkak të COVID

01/05/2022 08:42
nga:Lorik J

Liverpooli ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së së enjtes kundër Arsenalit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës angleze për shkak të rasteve të dyshuara me COVID-19 në klub.

Stërvitja e ekipit të Liverpool u anulua të martën pas testeve pozitive mes lojtarëve dhe stafit, përcjell GazetaBlic Sport.

Liverpool tha se faktorë të tjerë që ndikojnë në përzgjedhje, si lëndimet dhe lojtarët si Sadio Mane dhe Mohamed Salah që janë larguar për në Kupën e Kombeve të Afrikës, po ndikojnë në disponueshmërinë e lojtarëve për ndeshjen e parë në Emirates Stadium.

Liga angleze e futbollit tha se do të marrë një vendim “sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrethanat të jenë shqyrtuar plotësisht”.

/GazetaBlic Sport