Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp do të marrë në konsideratë ndryshimet në skuadër gjatë merkatos së dimrit.
Liverpool pritet të largojë katër lojtarë gjatë merkatos së janarit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas,”Express“,Chamberlain, Nathaniel Phillips, Takumi Minamino dhe Divock Origi pritet të jenë të larguarit nga skuadra e Jurgen Klopp.
Nathaniel Phillips kishte minuta në sezonin e kaluar, por kjo ishte si zgjedhje e detyrueshme nga Klopp pasi po haste shumë probleme me lëndimet në vijën e fundit.
Pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm në ekip, edhe Divock Origi mund të largohet nga Anfield, pasiqë në pozicionin e tij luajnë lojtarë si Firmino dhe Diogo Jota, kurse belgu është zgjedhja e tretë e trajnerit gjerman.
/GazetaBlic Sport/


