Sporti

Liverpool vazhdon me fitoren e radhës për të mbajtur hapin me Man Cityn

12/16/2021 22:53
nga:E K

Liverpooli ka arritur të regjistrojë fitoren e radhës pasi ka mposhtur skuadrën e Newcastles me rezultat 3-1.

Mysafirët zhbllokuan sfidën të parët duke i zënë në befasi vendasit kur Jonjo Shelvey realizoi nëj gol të bukur nga distanca në minutën e 7-të të ndeshjes.

Mjaftoi ky gol për ta zgjuar “bishën nga gjumi”, me vendasit që reaguan shpejtë, fillimisht me anë të Diogo Jotas i cili realizoi në minutën e 21-të, përpara se Salah të krijonte avantazhin me një gol në minutën e 24-të.

Pjesa e dytë ishte e qetë sa i përket golave, megjithatë “Reds” realizuan edhe njëherë në fund të ndeshjes duke i dhënë ‘qershinë mbi tortë’ pas një eurogoli të realizuar nga Trent Alexander-Arnold në minutën e 87-të.

Liverpooli tani arrin fitoren e gjashtë në Premier Ligë, duke mbledhur 40 pikë dhe për të qëndruar vetëm një pikë larg liderit Man City që ka 41 pikë, ndërsa Newcastle vazhdon të mbetet në pozitë të dobët në renditje duke u pozicionuar e parafundit në tabelë me 10 pikë të mbledhura në 17 xhiro.

/GazetaBlic Sport/