Sporti

Liverpool ‘tronditet’ në “Anfield”, pëson humbje në fund të ndeshjes nga Leeds United

10/29/2022 22:45
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në “Anfield”.

Rezultati pas 90 minutave në ndeshjen mes Liverpool dhe Leeds United ishte 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Rodrygo realizoi në minutën e 4-të për mysafirët, kurse Salah barazoi më pas shifrat në minutën e 14-të.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej me barazim, Summerville doli në skenë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Kjo është një humbje tronditëse për skuadrën e Jurgen Klopp, e cila tashmë mbetet në pozitën e 9-të, 13 pikë më pak se Manchester City i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/