Sporti

Liverpool triumfon ndaj Wolves, siguron kalimin tutje në FA Cup

01/17/2023 22:39
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Wolves dhe Liverpool.

‘The Reds’ kanë siguruar kalimin tutje në FA Cup, duke triumfuar me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Eliott shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim, në fakt ishte një super gol i vërtetë i realizuar.

Të dy skuadrat kishin raste të tjera, por që rrjetat më pas mbeten të paprekura.

Liverpool do të përballet me Brighton në fazën tjetër.