Liverpool tashmë ka bërë një ofertë zyrtare rinovimi për Virgil van Dijk, sipas gazetarit David Ornstein i The Athletic.
Një zgjatje e kontratës e shumëpritur mes tifozëve Reds, pasi kapiteni i ekipit, Virgil van Dijk (33 vjeç) i jep fund kontratës në qershor të 2025-ës.
Më 24 tetor, Van Dijk tha: “Natyrisht, bisedimet janë në vazhdim, por nuk e di, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Fokusi im është plotësisht te Liverpool, dua të fitoj ndeshjet përpara meje dhe asgjë tjetër,”- shpjegoi ai.
“Nuk e kam idenë se çfarë na pret e ardhmja tani. E vetmja gjë që mund t’ju them është se tashmë kanë filluar bisedat dhe do të shohim”,- theksoi ai. Qendërmbrojtësi është një nga themelet e kampionit të Kloppit, Liverpoolit dhe momenti i mirë i këtij Liverpooli të ri i Arne Slotit, lider në Premier League dhe Champions League.
Futbollisti holandez ndodhet në të njëjtën situatë si Mohamed Salah (32 vjeç) dhe Trent Alexander-Arnold (26). Me egjiptianin, shpjegon The Athletic, Liverpool pritet të bëjë së shpejti atë ofertë zyrtare, që sulmuesi ka kërkuar kaq shumë kohët e fundit. Në rastin e mbrojtësit anglez, i lidhur fort me Real Madridin, bisedat janë ende në vazhdim, pasi klubi Reds gjithashtu dëshiron ta mbajë lojtarin.