Me largimin e afërt të Trent Alexander-Arnold në Real Madrid si një transferim i lirë në fund të sezonit, Liverpool po kërkon një përforcim të madh në krahun e djathtë dhe duket se ka gjetur tashmë objektivin e tyre kryesor për të sulmuar këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport , Reds janë të prirur të zëvendësojnë anglezin me lojtarin e Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili gjithashtu ishte i lidhur me Manchester Cityn në afatin kalimtar të fundit. Qytetarët duket se janë ende të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, por do të kenë konkurrencë.
24-vjeçari italian luan në Juventus që nga viti 2022 dhe këtë sezon ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime.
Conor Bradley dhe Jarell Quansah janë opsionet e tjera të Arne Slot për atë pozicion, por trajneri holandez dëshiron të nënshkruajë një titullar të padiskutueshëm për sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/