Sporti

Liverpool synon transferimin e mesfushorit gjerman

10/19/2024 10:44
nga:Mergim Rreci

Kanë një sërë “yjesh” në repartin e mesfushës, por kjo nuk i ndalon të forcojnë edhe më shumë këtë pjesë të skuadrës.

“Të Kuqtë” e Liverpool janë vënë pas talentit 22-vjeçar të Freiburg, Merlin Rohl me “fantazistin” gjerman që sezonin e shkuar gjeti dy herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi në tre raste shokët e tij të skuadrës, në 24 paraqitjet e zhvilluara.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes të interesuarve për shërbimet e gjermanit janë edhe “gjigantët” anglezë të Arne Slot, me teknikun holandez, që e pëlqen shumë profilin e Rohl.

Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon mesfushori 22-vjeçar ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, teksa u dëmtua në sfidën e javës së tretë ndaj Bochum dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në fushën e blertë.