Sporti

Liverpool synon të arrijë fitoren e 3000-të në historinë e klubit

10/20/2024 10:27
nga:Lorik J

Liverpool mund të sjellë një moment historik të madh për klubin sonte ndaj Chelseat në Premier League.

Një fitore ndaj Bluve do të ishte fitorja e 3000-ta në të gjitha garat në historinë e Reds.

Fitorja e kësaj fundjave do të shihte gjithashtu Liverpoolin të shënonte një fitore të 50-të në Anfield ndaj Chelseat, ndërsa goli i tyre i ardhshëm do të jetë i 250-ti në të gjitha ndeshjet e Premierligës kundër londinezëve.

Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 17:30.

/GazetaBlic Sport