Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohen sot top ligat e forta ndërkombëtare.
Në Premier League, Liverpooli i Jurgen Klopp pret në orën 16:00 në Anfield Road Southamptonin në një ndeshje ku vendasit janë favoritë ndërkohë që mund të ketë minuta edhe për Armando Brojën.
Sipas mediave angleze, reprezentuesi shqiptar nuk do të jetë në formacionin startues, por mund të inkaudrohet gjatë rrjedhës së ndeshjes, transmeton GazetaBlic Sport.
Ja formacionet e mundshme.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane.
Southampton: McCarthy; Livramento, Salisu, Bednarek, Walker-Peters; Redmond, Ward-Prowse, Romeu, Elyounoussi; Adams, Armstrong.
/GazetaBlic Sport/


