Sporti

Liverpool rivalizon Real Madridin për Mbappen

05/14/2021 15:41
nga:E K

Gazetari Mohamed Bouhafsi, ka raportuar se dy klube janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe.

Real Madrid është njëri nga klubet që ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë me Mbappen.

Megjithatë, tani thuhet se edhe Liverpool iu është bashkuar garës për francezin.

Këta të fundit nuk kanë bërë ndonjë shpenzim të madh në merkatot e fundit dhe Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin.

Gjatë ditës së sotme, Mbappe ka qenë figura kryesore e prezantimit të fanellave të reja nga klubi i PSG-së.