Sporti

Liverpool rinovon kontratën e talentit Harvey Elliot

07/09/2021 15:44
nga:E K

Liverpool ka vazhduar kontratën me lojtarin, Harvey Elliot.

Harvey Elliot ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me skuadrën nga Merseyside, shkruan GazetaBlic Sport.

I riu i Liverpoolit ishte i huazuar te Blackburn Rovers ku kontribuoi në 18 gola.

Ai realizoi 7 gola dhe dhuroi 11 asistime për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e mira të Harvey Elliot e kanë bindur trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, dhe i riu pritet të jetë pjesë e zgjedhjeve të Klopp për edicionin e ri.

/GazetaBlic Sport/