Sporti

Liverpool rikthehet tek fitorja, merr kreun e tabelës në Premier League

12/26/2023 20:24
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.

‘The Reds’ kanë triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Burnley, shkruan GazetaBlic Sport.

Darwin Nunez realizoi golin e parë në minutën e 6-të, kurse Diogo Jota i vulosi shifrat përfundimtare me anë të një goli në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Liverpool renditet në vendin e parë me 42 pikë, kurse Burnley në pozitën e parafundit, atje ku ka 19 pikë.

/GazetaBlic Sport/