Sporti

Liverpool – Real Madrid, këto janë fitoret më të thella të dy skuadrave ndaj njëra-tjetrës

05/27/2022 20:52
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet nesër në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, me dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.

Kjo është hera e 9-të që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në kompeticionet evropiane. Në tetë takimet e mëparshme, Real Madrid kryeson me katër fitore në krahasim me tre sa ka arritur Liverpool. Një ndeshje përfundoi në barazim.

Liverpooli ka shënuar fitoren më të thellë me rezultat 4 me 0 ndaj skuadrës spanjolle, ndërsa Real Madridi ka fituar një herë 3-0.

/GazetaBlic Sport/