Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen përsëri sot.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante janë në program, me gjërat që mund të fillojnë edhe të detajohen në grupe, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool do të përballet me skuadrën e Rangers, ndeshje kjo në të cilën skuadra e Jurgen Klopp është dukshëm më favorite.
Skuadra nga Skocia ka dy humbje në dy ndeshjet e para, kurse Liverpool humbi nga Napoli, por fitoi me shumë vështirësi ndaj Ajaxit në xhiron e dytë.
Këto pritet të jenë formacionet e kësaj sfide:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Elliott, Henderson, Thiago; Salah, Jota, Diaz
Rangers: McGregor; Tavernier, Goldson, Davies, Barisic; Lundstram, Davis, Jack; Tillman, Morelos, Kent
/GazetaBlic Sport/


