Sporti

Liverpool pranë zonës Champions, Ten Hag: Kualifikimi i United është në duart tona

05/13/2023 10:51
nga:E K

Ashtu si në La Liga, Bundesliga e Serie A dhe në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League po zhvillohet një “betejë” e nxehtë për të siguruar një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Për këtë “betejë” foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Ëoverhampton dhe tekniku i Manchester United, Erik ten Hag, i cili tha se kualifikimi i tyre në Champions League është tërësisht në duart e tyre dhe nuk ka të bëjë fare me skuadrat e tjera.

“Ne e dimë se Liverpool është pas nesh, por nuk ka rëndësi sepse kualifikimi në Champions League është në duart tona Ne duhet të përmirësojmë nivelin tonë, tani ka rëndësi vetëm rivali i sotëm”,- u shpreh teknikun hollandez.