Sporti

Liverpool po e konsideron “dështimin” e Chelseat për të zëvendësuar Salahun

09/28/2024 11:41
nga:E K

Sipas disa raportimeve, Liverpooli po e konsideron nëshkrimin me “dështimin” e Chelseat, për ta zëvendësuar Mo Salah.

Salah ka qenë kryetemë tash e një kohë në mediat angleze, duke qenë në vitin e fundit të tij të kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit 2025.

Ai vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje për në Arabinë Saudite, me Liverpoolin që refuzoi një shumë prej 150 milionë funte për “Mbretin egjiptian”.

Salah ende s’e ka refuzuar rinovimin, por në rast se vendos të largohet nga “Anfield”, Liverpooli ka vendosur që të fokusohet te ish-lojtari i Chelseat, që më parë konsiderohej si “dështim”.

Vështirë te Chelsea e pati edhe Mohamed Salah, por kalimi në Liverpool i bëri mirë, pasi arriti të shënojë 215 gola për “Të Kuqtë” në të gjitha kompeticionet.

Sipas “Calciomercato”, drejtuesit e Liverpoolit i kanë kthyer sytë kah Christian Pulisic dhe zhvillimin e tij si lojtar tek AC Milan.

Pulisic iu bashkua Milanit verën e kaluar për 18.8 milionë funte, pasi nuk arriti të impresionojë në “Stamford Bridge” pas kalimit nga Borussia Dortmund për 58 milionë funte.

Por, përfaqësuesi i SHBA-së ka arritur të rigjejë formën e tij të mëhershme te klubi i tij i ri në Itali.

Raportimi i mediumit italian shton më tutje se Milani do të pranonte një ofertë prej 33 milionë funtesh për 26-vjeçarin.

Nëse Liverpooli ‘rrëmben’ Pulisicin, do të jetë si një rikrijim i nënshkrimit me Salah, i cili poashtu kaloi në probleme në Chelsea.

32-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017, derisa ka arritur të triumfojë në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve.