Klubi i Liverpool po përgatit për periudhën post Jurgen Klopp teksa pritet që të emërojnë në krye të skuadrës, holandezin Arne Slot. Madje, drejtuesit e të kuqve po përgatisin edhe dhuratën e parë për teknikun holandez, dhe bëhet fjalë për një dhuratë me vlerë 100 milionë paund. Objektivi është Anthony Gordon i Newcastle.
Britaniku ka spikatur me “Qymyrxhinjtë” këtë sezon duke shënuar 10 gola si dhe duke asistuar në 10 raste të tjera. 23-vjeçari, u transferua te Newcastle nga Everton në janarin e vitit 2023 për shifrën e 45 milionë paundëve, e tashmë duket për hapin më të madh të karrierës.
Gordon ia ka dalë gjithashtu të bëhet pjesë e Anglisë së Gareth Southgate teksa Liverpool e sheh si lojtarin e duhur për të mbuluar korsinë e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm.
Vlen të theksohet se si fëmijë Gordon ka qenë një fans i madh i Liverpoolit, derisa në moshën 11-vjeçare iu bashkua Evertonit. Megjithatë, tashmë sulmuesi është shumë pranë rikthimit në qytetin e Liverpool.