‘Reds’ do të humbin një sulmues gjatë verës.
Tashmë duket si punë e kryer largimi i Sadio Mane nga Liverpool. Bayern shihet si destinacioni i radhës për të.
‘Reds’ kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e senegalezit dhe duket se ai që pëlqehet më së shumti është Darwin Nunez.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Liverpool janë duke përgatitur një ofertë për yllin e Benfica.
Uruguaiani vlerësohet diku rreth 60 milionë funte, por nuk dihet nëse Liverpool do të ofrojnë kaq shumë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Liverpool, për kartonin e Nunez.


