Sporti

Liverpool pas Barellas, të gatshëm të paguajnë 70 milionë

07/14/2021 12:36
nga:E K

Liverpool është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Wijnaldum.

Jurgen Klopp është në kërkim të zëvendësuesit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Emrat më të përfolur nga mediat e huaja janë, Saul Niguez, Renato Sanchez dhe Youri Tielemans.

Mediat italiane kanë raportuar edhe për një interesim të skuadrës angleze për Nicolo Barellan i cili shkëlqeu në Euro 2020.

Sipas burimeve nga mediat italiane Liverpool janë të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e Barrellas.

/GazetaBlic Sport/