Sporti

Liverpool nuk lejon Mo Salah të grumbullohet me Egjiptin në Lojërat Olimpike!

06/23/2021 16:37
nga:Lorik J

Egjipti synonte të ftonte Mohamed Salah për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë, por Liverpool heziton të lëshojë anësorin e tyre për këtë garë.

Sipas ‘The Athletic’, Liverpool ka informuar federatën Egjiptiane për pozicionin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas informacionit nga The Athletic, “Reds” nuk kanë ndërmend të lënë anësorin e tyre në dispozicion të përzgjedhjes Egjiptiane këtë verë dhe kanë informuar federatën lokale për pozicionin e tyre.

“Ne kontaktuam Liverpoolin për të lejuar Salah të bashkohej me ekipin Olimpik, dhe ata thanë se ishin në pritje të miratimit nga stafi teknik. Por në fund, Liverpool e refuzoi kërkesën sepse nuk dëshiron ta humbasin lojtarin në fillim të sezonit”, tha Presidenti egjiptian i FA, Ahmed Megahed kohët e fundit në një intervistë për ONTime Sport.

/GazetaBlic Sport