Sporti

Liverpool nuk ka të ndalur, triumfon edhe ndaj Sheffield United në Premier League

12/06/2023 22:29
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.

The Reds kanë triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Sheffield United, shkruan GazetaBlic Sport.

Van Dijk shënoi në minutën e 37-të, kurse Dominik Szoboszlai ‘vulosi’ shifrat me një gol në fund të ndeshjes.

Liverpool ishte jashtëzakonisht dominues si në posedim të topit e ashtu në raste të krijuara.

Pas kësaj fitore, Liverpool renditet në vendin e dytë me 34 pikë, kurse Sheffield United në vendin e fundit me 5 pikë.

/GazetaBlic Sport/