Sporti

Liverpool nuk i ndahet Bradley Barcolas, po kërkon sot marrëveshjen e madhe me PSG-në

08/25/2026 18:58
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe PSG po zhvillojnë sot bisedime të rëndësishme për një transferim të mundshëm të Bradley Barcolas.

23-vjeçari raportohet se është i vendosur t’i bashkohet Liverpoolit dhe nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG-në.

PSG e vlerëson Barcolan rreth 145 milionë funte, ndërsa Liverpool synon ta mbyllë marrëveshjen për afër 100 milionë funte.

Bisedimet e sotme pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse palët mund të arrijnë marrëveshje.

/GazetaBlic Sport/