Liverpool është i vendour ta mbajë në rradhët e veta mesfushorin, Naby Keita.
Pas largimit të Wijnaldum nga Liverpool, Keita ka fituar më shumë hapësirë për paraqitje në skuadrën e Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic Sport.
“The Reds” kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës së mesfushorit, Naby Keita.
Keita aktualisht ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.
Duket se marrëveshja mes palëve do të arrihet shpejtë, pasiqë lojtari është pajtuar me kushtet personale dhe do të ketë një rritje të ndjeshme të pagës së tij.
/GazetaBlic Sport/


