Sporti

Liverpool në negociata të avancuara për Mac Allister, mungon vetëm marrëveshja

05/04/2023 11:01
nga:E K

Liverpool është në kërkim të përforcimit të mesfushës për sezonin e ri.

Mediat e huaja aluduan shpesh për Jude Bellingham, por pista për mesfushorin anglez duket të jetë zbehur për shkak të çmimit të tij të lartë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vet Jurgen Klopp para disa ditësh, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano zbulon se tashmë sytë e Liverpool janë tek mesfushori i Brightonit, Alexis Mac Allister.

Sipas Romanos negociatat mes palëve kanë avancuar, megjithatë ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. Argjentinasi do të largohet këtë verë nga Brighton dhe sipas të njëjtit burim ai do largohet herët në qershor.

/GazetaBlic Sport/