Liverpool pritet të investojë në merkaton e dimrit për të forcuar sulmin e tyre.
Me Mohamed Salah dhe Sadio Mane të thirrur nga skuadrat përkatëse (Egjipti dhe Senegali) për fazën finale të Kupës së Kombeve Afrikane (CAN), e cila zhvillohet mes 9 janarit dhe 6 shkurtit, në Kamerun, trajneri i Reds, gjermani Jurgen Klopp po kërkon edhe dy opsione si përforcime në fazën sulmuese, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Liverpool Echo, Raphinha dhe Jarrod Bowen janë dy emrat më të mundshëm për të përfunduar në Anfield.
25-vjeçari brazilian, Raphinha i cili mbron ngjyrat e Leeds këtë sezon ka shënuar tashmë tetë gola në 16 ndeshje.
Sulmuesi anglez i West Ham, Jarrod Bowen, gjithashtu 25-vjeçar, ka shënuar pesë gola në 26 ndeshje këtë sezon dhe gjashtë asistime.
/GazetaBlic Sport/


