Liverpool ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Brightonit.
Skuadra e Klopp është në avantazh me rezultat 2-1 pas 45 minutave të parë të këtij takimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në takim e realizoi, Henderson në minutën e 4’të.
Për golin e dytë u përkujdes Sadio Mane i cili realizoi me kokë pas harkimit të Chamberlain në minutën e 24’të të duelit.
Në minutën e 41’të Mwepu realizoi një supergol duke lënë të ‘fjetur’ portierin Alisson.
City është në disavantazh ndaj Crystal Palace pas golit të Zaha në minutën e 6’të, kurse Chelsea ka luajtur pa gola me Newcasle në 45 minutat e para.
/GazetaBlic Sport/


