Liverpool po përgatitet të përballet me Sheffield United, por të gjitha mendimet janë tek Joel Matip. Mbrojtësi u detyrua të largohej në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Fulhamit për shkak të një problemi në gju.
Klubi frikësohet për një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar. Jurgen Klopp tha se ishte shumë i shqetësuar.
“Kur mjeku hyn dhe thotë: “Nuk duket mirë, por duhet të presim për MRI”, por skanimi nuk vjen, mund ta imagjinoni se nuk duket mirë. Lajmet e mira nuk vijnë kurrë në këto raste, kurrë nuk ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve që dikush të thotë ‘O Zot, e kam plotësisht gabim, ai mund të luajë nesër’. Kjo nuk do të ndodhë.”
/GazetaBlic Sport


