Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.
Liverpool ka triumfuar ndaj Milanit me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme me përmbysje të mëdha, megjithatë skuadra angleze arriti të marrë fitoren në takimin e sotëm.
Tomori shënoi autogol, kurse Salah dhe Henderson shënuan golat e tjerë për Liverpoolin. Në anën tjetër, Rebic dhe Diaz shënuan golat për Milanin.
Janë publikuar tashmë notat e lojtarëve, atje ku Henderson u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notë 7.5.
Këto janë notat nga dy skuadrat.

/GazetaBlic Sport/


