Sporti

Liverpool – Milan, formacionet e mundshme të super ndeshjes

09/15/2021 09:09
nga:Lorik J

Liverpool-Milan nuk është një ndeshje si të tjerat.

Protagonistët e dy finaleve historike në vitet 2005 dhe 2007, “Reds” dhe Rossonerët përballen me njëri-tjetrin për herë të parë në një ndeshje që nuk e cakton fituesin e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Takimi i sotëm zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, mediumet ndërkombëtare kanë publikuar formacionet e mundshme.

Liverpool XI (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane.

AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Florenzi, Diaz, Leao; Rebic

/GazetaBlic Sport