Liverpool ka arritur të marrë tre pikë të rëndësishme ndaj Southamptonit.
Skuadra e Jurgen Klopp, shënoi fitore me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin parë në këtë takim e shënoi senegalezi, Sadio Mane i cili realizoi me kokë pas krosimit të Salah në minutën e 30’të të takimit.
Në fund të pjesës së dytë më saktësisht në minutën e 90’të të sfidës pas një goditje të bukur nga distanca, realizoi mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara për të siguruar fitoren e Liverpoolit.
Liverpooli me këtë fitore shkon në kuotën e 57’pikëve dhe ndodhet në vendin e 6’të në tabelë, me gjashtë pikë më pak se Leicester City, e cila ndodhet në vendin e 4’të por me një takim më shumë të zhvilluar sesa skuadra e Jurgen Klopp.
/GazetaBlic Sport/


