Liverpool ka shkuar në pushim me një epërsi minimale ndaj Southampton.
Skuadra e Jurgen Klopp, shënoi pas gjysmë ore lojë me anë të senegalezit, Sadio Mane, shkruan GazetaBlic Sport.
Sadio Mane u gjend mirë në zonë kur e shfrytëzoi një harkim të egjiptianit, Mo Salah për të realizuar me kokë në portën e Forster.
Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë e takimit.
/GazetaBlic Sport/


