FIFA ka dënuar ekipet e futbollit të cilat kanë ndaluar lojtarët brazilian të marrin pjesë në kombëtaren e tyre.
Shtëpia më e madhe e futbollit i ka dënuar këto klube që lojtarët e tyre të mos luajnë deri në datën 15 shtator, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga ky vendim i FIFA-s janë prekur ekipet angleze si: Liverpool, Manchester United, Manchester City, Leeds United.
Skuadra angleze, Liverpool ka kundërshtuar këtë vendim të FIFA-s.
Liverpool nga ky vendim nuk do i lejohen të luajnë lojtar të rëndësishëm si: Alisson Fabinho dhe Firmino.
Pas këtij vendimi ka reaguar skuadra e Jurgen Klopp.
Sipas tyre ky vendim është i padrejtë dhe pa baza juridike.
Fabinho, Firimino dhe Alisson do i mungojnë Liverpoolit për dy ndeshjet e rradhës duke përfshirë edhe derbin në Champions League me Milanin.
/GazetaBlic Sport/


