Sporti

Liverpool kryen detyrën ndaj Villarrealit, shumë pranë finales së madhe në Ligën e Kampionëve

04/27/2022 22:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Villarrealit.

Skuadra angleze ka triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje shumë më e mirë e skuadrës së Jurgen Klopp, paraqitje kjo që rezultoi edhe me golat e shënuar.

Estupinan e dërgoi gabimisht topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Liverpoolit, në minutën e 53-të.

Dy minuta më pas, Mane shënoi për rezultatin përfundimtar të kësaj sfide,

Liverpooli tashmë ka avantazhin e madh nga ndeshja e parë, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e dytë të kthimit.

/GazetaBlic Sport/